Bardhyl Pashaj, një nga arbitrat më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave, është larguar nga Shqipëria dhe është shpërngulur në SHBA. Ai ka filluar profesionin e tij si gjyqtar në tokën e largët, por ajo çfarë i ka ndodhur ditën e sotme, është me të vërtetë e frikshme.
Bardhyl Pashaj ka publikuar një foto nga një ndeshje futbolli në të cilën ai ishte i pranishëm, ku njëri nga futbollistët fatkeqësisht ka thyer këmbën keq fare. Pamjet janë të tmerrshme, dhe kushedi sa janë shokuar shokët e tij të skuadrës dhe të pranishmit aty.