Loredana dhe Mozzik janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë. Ata janë jo vetëm partnerë, por tashmë edhe gëzojnë të njëjtin profesion. Pas reperit, edhe Loredana u bë pjesë e muzikës ku vetëm pak javë më parë ka publikuar këngën e saj të parë e cila u prit shumë mirë, me një sukses të paparashikuar. Përveç mbështetjes maksimale të fansave, Loredana ka edhe atë të partnerit i cili na tregon publikisht premtimin që i ka bërë. ‘Të kam thënë që shumë shpejt ke për t’i arritur këto’, shkruan Mozzik mbi një video ku shfaqet një turmë e madhe njerëzish, në koncert./intv.al/