Edhe nga jeta e përtejme reperi legjendar vazhdon të sjellë shuma marramendëse.
Makina në të cilën Tupac Shakur u qëllua me armë në mënyrë fatale ka dalë në shitje, me një shifër fillestare prej 1.5 milionë dollarësh. Kompania kaliforniane Moments in Time ka listuar në faqen e saj online BMW e vitit 1996 që dikur i përkiste bashkëthemeluesit të shtëpisë diskografike Death Row Records, Suge Knight. Shakur ishte në makinë me Knight kur u qëllua me armë gjatë një sulmit famëkeq në Las Vegas në shtator të vitit 1996. Ai ndërroi jetët 6 ditë më vonë në spital në moshën 25 vjeçare. Kompania nuk ofron detaje nga historia e makinës që nga vrasja e Shakur, por kontrollet tregojnë se është mbajtur mirë, me një kilometrazh prej 148 mijë kilometrash.