Kanë qenë çiftet më të përfolura të showbiz-it shqiptar por tani jo më.
Këto çifte dikur kishin kohën e tyre ku ishin të dashuruar dhe lidhjen e bënë publike sepse menduan se gjërat do të shkonin shumë mirë , por jo këto çifte tani nuk janë më bashkë dhe këtë gjë e kanë pranuar publikisht, emisioni Fun Day me moderatore Fatma Methasanin foli për 5 çiftet të cilët e kanë bërë publike ndarjen nga partneri. Ja cilat janë këto ish çifte:
Beatrix Ramosaj dhe Ervi
Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka disa muaj që është ndarë nga i dashuri i saj Ervi, një lidhje që shkoi rreth 3-vjetësh, nuk janë më bashkë dhe këtë e ka konfirmuar këngëtarja Ramosaj në shumë intervista të dhëna.
Cozman dhe Tuna
Cozman dhe Tuna padiskutim ka qenë ndarja më e përfolur në showbiz, ish dyshja është ndare disa muaj më parë dhe këtv gjë e kanë pranuar nëpër intervista, si dhe Tuna tanimë eshtë në një lidhje me Patris Berishën , të cilët presin dhe një fëmijë bashkë.
Roza Lati dhe Stine
Roza Lati dhe Stine apo ndryshe cifti simpatik që është quajtur kështu nga fansat e tyre , është përfolur shumë kjo lidhje që ka marre fund para 10 vitesh , tanimë ata të dy janë shokë dhe nuk mbajnë inat njëri-tjetrin
Soni Malaj dhe Mirko
Soni Malaj dhe Mirko , nuk janë më cift edhe këtë gjë e kanë pohuar dhe vetë ata janë ndarë në menyrë të qetë dhe jo me konflikt , gjithashtu ata kanë dhe një vajzë që kanë vendosur që do e rrisin të dy.
Blero dhe Teuta
Blero dhe Teuta është përfolur shumë ndarja e ish ciftit kjo për shkak se kishin vite bashkë dhe kanë një fëmijë bashkë, Tarën. Te dy e respektojne njëri-tjetrin edhe pas ndarjes gjithashtu Blero ka thënë se është krenar që vajza e tij Tara ka një nënë si Teutën./intv.al/