Kjo makinë njihet si Cadillac One ose thjesht “Bisha”, ashtu siç e quan presidenti limuzinën e tij personale.
Këto foto tregojnë mishërimin e automjetit të ri të Presidentit të nënshtruar ndaj testeve finale përpara se të dorëzohet në Shtëpinë e Bardhë. Versioni i ri i limuzinës presidenciale është i blinduar dhe i aftë që t’i mbijetojë sulmeve direkte me predha ose atyre kimike. Ekziston një flotë prej 12 makinash të tilla, disa prej të cilave dërgohen në vende të ndryshme përreth globit, përpara në vizite presidenciale ku Trump supozohet të lëvizë me to. Limuzina është më e gjatë se dy fuoristrada të mëdha dhe ngjyrat e saj kryesore janë e zeza dhe e bardha, të cilat e bëjnë më të vështirë që të identifikohen tiparet e reja të saj.