Sipas CBC News, një dyqan në Ontario, Kanada sapo ka tërhequr nga shitja një maskë të tmerrshme Halloween-i. Maska e quajtur “përgjuesi i frikshëm” tregon një person i cili mban veshur një bluzë me kapuç teksa përgjon në dritaren tuaj. Blerësit janë shprehur të shqetësuar sepse mendojnë se kjo nxit veprime seksuale.
Ky kundërshtim ndaj kësaj maske filloi teksa një nënë dhe mësuesi Breanne Hunt-Wells u tmerruan kur dekoruan pemën. Ata u shprehën për CBC se ajo ishte shumë e papërshtatshme dhe mund të nxisë njërin nga problemet ose më saktë krikmet që gratë mund të përballen në shoqëri.
Ata shtuan gjitashtu se “Përgjimi” nuk është një krim që duhet marrë lehtë.
Pasi CBC kontaktoi me dyqanin këta të fundit u përgjigjën me mirësjellje duke iu kërkuar falje konsumatorëve dhe duke thënë se ishin dakord që ky produkt nuk ishte në përputhje me vlerat e tyre kryesore, ndaj pasi dëgjuan reagimet e qytetarëve, morën masat për ta hequr atë nga shitja.
Megjithatë ju mund ta gjeni këtë maskë në disa dyqane në Amerikë për vetëm 29.98 dollarë.