Donald Trump ka refuzuar t’i japë dorën kancelares gjermane Angela Merkel gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë. Dy liderët botërorë kanë mbajtur një mbledhje të rëndësishme që mund të ndihmojë në përcaktimin e të ardhmes së aleancës transatlantike si dhe për të forcuar marrëdhëniet mes dy ndër vendeve më të fuqishme të botës.
Ndërkohë që Presidenti amerikan përshëndeti udhëheqësen gjermane me një shtrëngim duarsh pas mbërritjes së saj në Shtëpinë e Bardhë, nuk bëri të njejtën gjë kur iu kërkua nga gazetarët para kamerave televizive.
Në disa pamje kur fotografët kërkojnë një shtrëngim duarsh për të realizuar fotografi, Merkel dëgjohet të thotë “Dëshiron të përshëndetemi me shtrëngim duarsh?”
Trump kthehet nga ajo mirëpo vazhdon qëndrimin e tij me duar së bashku.