INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shikoni pamjet kur ministrja e Shëndetësisë i bënte dhurata kryeministrit Rama [VIDEO]

Shikoni pamjet kur ministrja e Shëndetësisë i bënte dhurata kryeministrit Rama [VIDEO]

Publikuar më: 22:36 15-03-2017

Ogerta Manastirlliu është vendosur në krye të Ministrisë së Shëndetësisë për të zënë vendin e Ilir Beqqj. Ajo më parë ka mbajtur postin e kreut të QSUT, por tashmë ka marrë besimin e Ramës për një detyrë edhe më të rëndësishme.

Por njohjet mes saj dhe Ramës datojnë shumë herët që në kohën kur Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe Ogerta ishte vetëm një adoleshente.

“Stop” shfaqi videon e rrallë të vitit 2000, kur Edi Rama fitoi për herë të parë garën për bashkinë e Tiranës.

Nëse ka një detaj të ngjashëm ndërmjet dy ”Ogertave” është emocioni që ajo shfaq kur del krah kryeministrit. Duhet thënë se dhe në daljen e saj të parë së bashku pas propozimit për ministre nga Rama ajo u shfaq mjaft e emocionuar, ku kërkoi edhe një gotë me ujv pasi ju tha goja.

Manastirlliu: Ne si staf kishim përgatitur një surprizë për zotin Rama, a mund t’ia japim.

Rama: Hapet kjo?

Fevziu: Po po duhet ta hapësh.

Manastirlliu: Këtu janë disa foto të një fotografi gjerman të çlirimit të Tiranës, këtu janë dhe firmat tona.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033931732177734