Mediat kineze së fundmi kanë publikuar një përmbledhje të imazheve të turistëve të frikësuar, ku disa prej tyre kalojnë në anën tjetër të urës pa shoqërues, derisa disa tjerë në gjysmë të rrugës e kuptojnë se pa ndihmën e dikujt nuk mund ta kalojnë rrugën.
Urat e qelqta mbi kanione janë atraksione të mëdha në Kinë, dhe mbi ato kalojnë një “numër” i madh i turistëve.
Njëri prej vizitorëve kishte filluar të bërtas nga frika, derisa një tjetër kishte marramendje dhe assesi nuk guxonte të shkelte në pjesën e qelqtë, por as qentë nuk e kishin aq lehtë.
Dhe pavarësisht se ndërtuesit e urave vazhdimisht u thonë se ato janë të sigurta për kalim, dhe se struktura prej xhami mund të përballojë kushtet ekstreme të motit dhe qindra turistë, frika dhe pasiguria nganjëherë janë të paarsyeshme.