Beyonce dhe Jay Z, kanë nisur turin e tyre muzikor ‘OTR II’, i cili po rezulton një sukses i plotë. Këtë vit, performancat e prindërve po i ndjek edhe vajza e tyre Blue Ivy Carter. Kjo e fundit, jo vetëm njëherë ka tërhequr vëmendjen e mediave, me gjestet e saj. Edhe këtë herë, Blue Ivy bëri reagimin epi,k kur në monitor u shfaqën prindërit e saj të shtrirë në shtrat, duke ledhatuar njëri-tjetrin. Ajo mbylli sytë dhe ulej poshtë, për të mos parë ekranin.