Koha e dushit mund të jetë e vështirë për një bebe të porsalindur, por kjo vogëlushe e ka shijuar në maksimum.
Video tregon se si Amira Yvonne Glenn, e cila u lind ditën e diel, po buzëqeshte dhe qëndronte e lumtur ndërkohë që një infermiere po i lante kokën me shampo për herën e parë. babai i saj krenar, 20 vjeçari Taveon, ndau videon e bijës së tij me të fejuarën Sierral Still, 21 vjeçe, në Facebook. Dhe aty u kthye në një video të vërtetë virale, e cila ka grumbulluar më shumë se 24 milionë klikime.