Ka kaluar vetëm pak kohë nga ardhja në jetë e Roan, djalit të Majk.
Në fillim këngëtari nuk e pranoi atësinë ndërsa dukej se kishte shkëputur çdo marrëdhënie me ish- partneren dhe fëmijën. Derisa krejt papritur këngëtari nga Kosova, vendosi të publikonte foton e vogëlushit shoqëruar me ikonën e një ëngjëlli. Megjithatë, ende nuk ka shenja të përmirësimit të marrëdhënies mes tij dhe ish të dashurës, Majlinda Zeka. Aq më pak të ndonjë ribashkimi mes tyre. Duket se e vetmja gjë që i lidh tani është Roani i vogël, të cilin e ëma e ka regjistruar duke i dhënë mbiemrin e saj dhe jo të të atit. Pavarësisht mosmarrëveshjeve dhe "zhurmës" së krijuar, vogëlushi vazhdon të rritet dhe sot kur ka kaluar një muaj, ai duket më i ëmbël se kurrë. /intv.al/