Mesfushori i Liverpoolit me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, ka edhe një pasion tjetër përpos futbollit, atij i pëlqen të veshë rrobat e dizajnuara nga markat më prestigjioze të botës.
Ylli i Liverpoolit, i cili është vazhdimisht duke udhëtuar, shpenzon mjaft shumë para për çantat dhe bluzat e tij, të cilat janë pothuajse gjithmonë të kompanive luksoze.
26-vjeçari është njëri ndër lojtarët e Liverpoolit të cilët i kushtojnë më së shumti rëndësi modës, së bashku me Naby Keitan dhe Adam Lallanan.