Kudo që të shkosh, origjina jote nuk harrohet!
Këtë na e vërteton më së miri Dafina Zeqiri. Këngëtarja e njohur është shpërngulur në Amerikë aty ku po zhvillon me nivele shumë të larta karrierën muzikore. Ajo ka kaluar një mbrëmje të bukur ditën e djeshme ku ia mori valles popullore shqiptare me një mikeshë të saj, por e veçanta ishte se muzika në sfond ishte rap. “Unë kërcej valle me gjithçka”, -shkruan këngëtarja. Na vjen mirë që Dafina e përcjell traditën muzikore shqiptare edhe në Amerikë.