INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shikoni se si i kryen ushtrimet fizike kjo nënë

Shikoni se si i kryen ushtrimet fizike kjo nënë

Publikuar më: 18:38 30-03-2016

Të stërvitesh e të ushtrohesh është e rëndësishme për shëndetin tonë duke marrë parasysh faktin që në pjesën më të madhe të kohës jeni në punë osë në shkollë duke mos lëvizur. Eshtë me vend shprehja, “Mendje e shëndoshë, në trup të shëndoshë”.

 Këtë nënë, nuk e pengon fare fëmija e saj për të kryer ushtrimet fizike.Kristy Ardo nga Arizona, përdor fëmijën e saj 18 muajsh, Tucker për ta ndihmuar atë në ushtrimet fizike.Kjo nënë e merr përditë fëmijën e saj me vete dhe filmon rezultatet dhe i ndan videot dhe fotot me të tjerët në rrjetet sociale.

“Kam jetuar gjithmonë një jetë atletike, por kur linda fillova të ndihesha e lodhur dhe pas katër muajsh fillova të stërvitesha me Tucker, më jep motivim, ndaj dhe dua të motivoj edhe nënat e tjera”, është shprehur Kristy për Daily Mail.

Ajo tani stërvitet çdo ditë me djalin e saj dhe kane fituar plot 126 mijë ndjekës në Instagram edhe pse kanë hedhur vetëm 23 postime. Ajo ka një mesazh për të gjitha nënat: “15 minuta ushtrime në ditë mund të ndryshojnë jetën tuaj, filloni ta bëni këtë është kaq e rëndësishme dhe efikase për të përditshmen tuaj”.

Article Logic
Execution time: 0.0020971298217773