Ky është momenti i llahtarshëm kur një i ri mashtron vdekjen me një saltro që të lë pa frymë.
Ai bën një lëvizje të çmendur duke kaluar nga njëra anë e binarit në tjetrën me trenin që i kalon në mes. Vetëm pak centimetra larg është treni i cili futet në çastin perfekt, përndryshe për djaloshin do të kishte qenë fundi. Gjithçka ndodhi në një metro të Moskës, ku i riu ka dhuruar spektaklin që shumë nuk do të kishin zemër as ta shikonin...dhe nuk u vëmë dot faj!