Një skaf me 1.5 ton marijuanë i nisur nga brigjet shqiptare drejt Italisë, është kapur në Locride. Policitë e 4 shteteve janë vënë në ndjekje të skafit dhe më në fund janë arrestuar 7 persona, mes tyre 3 skafistë shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se skafi ishte i mbushur plot me drogë, dhe lundronte me shumë shpejtësi të madhe. Sapo kanë pikasur mjetin dhe kanë marrë informacione, policia ka nisur aksionin në detin Jon për të ndaluar skafin që udhëtonte me shpejtësi të madhe. Në këtë aksion janë përfshirë mjetet nga 4 shtete, Itali, Greqi, Spanja dhe Portugali. Mediat italiane, raportojnë se droga kishte destinacion tregun italian. Pavarësisht aksionit në det të hapur, trafikantët arritën të shkarkonin kanabisin në bregun e Kalabrisë, por u kapën teksa po ngarkonin drogën në një furgon. Sakaq, policia italiane ka arrestuar 3 skafistët shqiptarë dhe 4 persona të tjerë.