Studentët e fakultetit të Ekonomikut në Tiranë kanë ngelur në një nga lëndët ku kanë dhënë provim.
Në 100 studentë të gjithë kanë marrë notën 4, dhe vetëm një prej tyre ka mundur të shpëtojë, duke marrë notën 5. Rasti u bë publik nga blogeri Olti Curri. Ai ka publikuar në profilin e tij në facebook foton me listën e notave, për lëndën “Hyrje në modelim financiar”.
Madje, personi që ka postuar foton i kërkon blogerit që këtë fakt ta kthejë në një sondazh të hapur, me pyetjen kush e ka fajin, profesori apo studentët?