INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shikoni shpesh?! Merr fund kurioziteti juaj, ja çfarë fshihet pas ëndrrave erotike

Shikoni shpesh?! Merr fund kurioziteti juaj, ja çfarë fshihet pas ëndrrave erotike

Publikuar më: 21:34 26-10-2018

Psikologët kanë dalë në përfundimin se ëndrrat erotike vijnë për shkak të aktivitetit intensiv që ndodh në trurin e njeriut. Seksi është një gjë e rëndësishme në jetën e secilit prej nesh. Ndaj nuk është aspak e çuditshme që ëndrrat kanë përmbajtje seksuale.

Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për seks me dikë të panjohur, me ndonjë person të famshëm, më ndonjë mik ose me diçka krejtësisht tjetër mos u shqetësoni, është krejtësisht normale. Ëndrrat erotike mund të tregojnë disa pasione ose dëshira të brendshme. Truri i njeriut ka diçka që quhet “censurë”, dhe kjo censurë ka tendencë të çlirohet pikërisht në ëndrra. Aty gjithçka është e lejueshme. Pra, edhe pse disa ëndrra mund t’ju tmerrojnë kjo nuk ka rëndësi! Tabutë, turpi dhe gjëra të tjera të ndaluara, në ëndërr nuk ekzistojnë. Sipas Frojdit, ëndrrat e nxehta tregojnë se ëndërruesi është i aftë të ndërtojë skenaret që dëshiron. Kjo do të thotë të kënaqë impulset e tij të pavetëdijshme.

Këto ëndrra mund të përfaqësojnë edhe një dëshirë për të pasur raporte fizike me dikë që adhuron në jetën e përditshme. Ëndrra mund të jetë tërësisht seksuale, por që në thelb mund të flasë për gjëra të tjera, që nuk kanë lidhje me seksin. Në fakt, zgjedhja e aktorëve sipas shpjegimeve të ndryshme psikologjike, mund të jetë e rastësishme, por mund të jetë edhe tregues i dëshirës për lidhje të pandërgjegjshme, për sa u përket këtyre personave.

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605