Cristiano Ronaldo njihet për aftësitë e tij në sportin më të famshëm në botë. Në një video ai shihet duke e bërë mëngjesi në një mënyrë interesante.
Ish-ylli i Real Madridit e merr një portokall dhe pastaj me këmbë e dërgon deri të vendi i caktuar, ku në formën e domino i përgatitet mëngjesi i tij.
Portugezi erdhi nga Real Madridi gjatë kësaj vere në Juventus për 112 milionë euro, dhe deri më tani për fanellën e “Zonjës së Vjetër” i ka shënuar 3 gola dhe i ka bërë 5 asistime në 7 ndeshje të zhvilluara në Serie A.