Duket se Morena Taraku ka gjetur dashurinë e vërtetë. Miliarderi iranian, Sasha Sobhani ka rrëmbyer zemrën e këngëtares shqiptare.
Dhe duket se Sobhan është arsyeja pse Morena është zhvendosur për të jetuar në Turqi. Së fundmi ajo ka realizuar edhe klipin e ri me titull ‘Femrat’ në bashkëpunim me Dj PM dhe DJ Dagz. Nuk mund të mungonte edhe mbështetja e partnerit i cili publikon klipin e ri të këngëtares. Gjithashtu edhe kjo e fundit ka bërë tatuazh emrin e Sasha-s në krah. Një nga ato dashuritë për t'u marrë shembull.