Zakonisht personat e njohur në Shqipëri kanë një marrëdhënie të mirë me policët për shkak të famës së tyre. Por si duket ata arrijnë të kenë marrëdhënie pozitive edhe me policët jashtë Shqipërisë. Këtë na e vërtetoi këngëtarja Baby G e cila prej vitesh jeton në Londër. Ajo ka publikuar këtë foto ku shfaqet duke buzëqeshur me një nga policët anglezë i cili i është dukur mjaft i lezetshëm. Madje ka dashur të marrë edhe aprovimin e ndjekësve për këtë të fundit duke i pyetur në Instastorie.