Një video tregon momentin se kur një polic hero shpëton jetën e një gruaje duke e tërhequr nga një makinë që po digjej.
Oficeri i policisë Tim Schwering ishte i pari që mbërriti në skenë pas një telefonate emergjence nga Kimberly Novak, e cila tha se kishte ngecur në një makinë që po digjej. Ajo rrëfeu se po mundohej që të shkelmonte dritaret, por nuk po mundej. Edhe pse ishte një telefonatë zjarri, u transmetua në kanalet e policisë. Kur Schwering mbërriti në skenë, theu dritaren pasi nuk mund që ta hapte derën , u detyrua që të zgjatej në makinë dhe të tërhiqte tërësisht sediljen e shoferit duke i dhënë mundësi gruas që të dilte nga dritarja.