Duket se motra e Lorit, Sara po e “turpëron” pak por ja si ia kthen ajo.
Lori dhe Sara Hoxha, nuk humbin rast pa “ngacmuar” njëra-tjetrën në rrjete sociale. Këtë herë ka qenë Sara ajo që nuk i ka kursyer komentet në një foto të motrës së saj. Në këtë foto Lori shfaqet si rrallë herë me flokët i ka kaçurrela dhe jo të drejta siç jemi mësuar ta shohim. Tek fotoja e postuar Lori mbishkruan: “Flokët e mi më kthejnë pas në vitet 90-të”. Nuk ka vonuar reagimi i Sarës, e cila ka komentuar: “Me difuzor? Apo me llak? Shkume sorry se u ngaterrova”. Dhe Lori i përgjigjet kështu: “U zgjova kështu”. Duket se dy motrat kanë një lidhje shumë të fortë me njëra-tjetrën./intv.al/