Stërvitjet ushtarake në Korenë e Jugut, ngjajnë me skenat e një filmi. Ushtarët duken teksa stërviten pa këmishë në dëborë. Rreth 220 ushtarë të Koresë së Jugut dhe 220 ushtarë amerikanë morën pjesë në stërvitjen në kushte ekstreme të motit. Ushtarët kanë simuluar situata të ndryshme luftimi në kushtet e dëborës së ftohtë dhe të akullt në Pyeongchang, një qytet që do të strehojë Lojërat Olimpike Dimërore në 2018. Temperaturat regjistronin -20 ° C ndërsa ushtarët i bëjnë sfidë klimës duke u stërvitur të zhveshur. Forcat e dy vendeve po kryejnë stërvitje të përbashkët për t'u përgatitur në rast të ndonjë sulmi nga Koreja e Veriut.