Demi Lovato ka shtuar së fundmi në trupin e saj një tatuazh dhe është mjaft interesant.
Këngëtarja ishte ne New York javën e kaluar për mbrëmjen Gala dhe pasi eventi mbaroi, ajo vizitoi studiot e njohura të tatuazheve në New York, Bang Bang NYC që është kthyer edhe në zgjedhjen e preferuar të vipave botërorë nëse vendosin të bëjnë një tatuazh.
Nëse ende nuk jeni njohur me punën e Bang Bang NYC, mjafton t'iu kujtojmë tatuazhin e fundit që bëri Rihanna para se të ndahej nga Drake.
Por cila është tattoo-ja "bang bang" që Demi realizoi? Një luan! Pikërisht e njëjtë si tattoo-ja e Cara Delevigne e cila mban një kokë luani në gishtin e dorës.
Por jo vetëm kaq. E dini kush tjetër ka tatuazh po të njëjtë me dy vajzat? Justin Bieber.
Jo më kot lind pyetja: Çfarë lidhje kanë vipat me luanët?