INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shimpazeja e dytë “down” Ndryshe nga rasti i parë, po jeton gjatë [Video]

Publikuar më: 18:32 22-02-2017

Zbulohet rasti i dytë i një shimpanzeje me Trisomy 22 - një defekt në kromozome të ngjashme me sindromën Down (Trisomy 21) tek njerëzit. Rasti  është konfirmuar nga studiuesit japonezë. Shimpazeja e quajtur Kanako, është një femër 24-vjeçare e lindur brenda nje kafazi.  Në studimin e tyre, shkencetarët  shpjeguan se si ata e përmirësuan , cilësinë e jetës së saj, duke i ofruar mundësi për ndërveprim normal shoqëror.  Shimpanzetë, gorillat dhe orangutanet mund të zhvillojnë një gjendje të ngjashme me sindromën Down, e quajtur Trisomy 22, në rastet kur ata kanë një kopje të tretë shtesë të kromozomit 22. Rasti i parë i konfirmuar i një shimpanze me sindromën Trisomy 22 është dokumentuar në vitin 1969. Ajo vdiq para se të mdushte dy vjeç, ndërsa Kanako është më jetëgjatë. Ajo ka lindur në vitin 1992 në një vend të shenjtë, dhe u transferua në qendrën kërkimore  në Universitetin e Kiotos në vitin 2011. Ajo tani është 24 vjeç por është e verbër që prej moshës 7-Vjeçare.

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049