Moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, të cilat gjatë pjesës së parë të ditës sjellin shira të izoluar në zonat perëndimore ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes, reshje shiu e dëbore kryesisht në zonat Lindore të vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit pësojnë një tjetër rënie me 2°C, si në mëngjes ashtu edhe gjatë orëve të mesditës. Era do të fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 3- 4 ballë.