Rreshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin po rikthejnë sërish problematikat e përmbytjeve.
Në Gjirokastër raportohet se për shkak të shirave të dendur ka dalë nga shtrati përroi i Çullos.
Përroi ka çarë argjinaturën dhe uji po vërshon në rrugë, duke vështirësuar kështu kalimin e banorëve dhe të automjeteve.
Sakaq raportohet se uji ka hyrë edhe në spitalin e Gjirokastrës.