INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHISH: Duam para për të përgjuar Whatsapp, Viber dhe Messenger

SHISH: Duam para për të përgjuar Whatsapp, Viber dhe Messenger

Publikuar më: 19:28 24-11-2016

Shërbimi Informativ Shtetëror ka kërkuar sot para për blerjen e një pajisje përgjimi, e cila do të mundësojë përgjimin e aplikacioneve, si Whatsapp, Viber e Messenger.  Kërkesa është bërë sot në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, ku zëvendësi i Visho Ajazi Lika ka diskutuar për buxhetin e SHISH.

Sipas SHISH, pajisja aktuale e përgjimit është e vjetër nga ana teknike dhe përveç telefonatave nuk mund të përgjojë risitë në smartphone, siç janë aplikacionet e shumëpërdorura, si Whatsapp, Viber, Snapchat, Instagram etj.

Mësohet se deputetët sugjeruan që SHISHI-it ti mundësohej përdorimi i pajisjes përgjuese të Ministrisë së Mbrojtjes, pasi pajisja e blerë nga Arben Imami në vitin 2013 është e sofistikuar dhe mund të lexojë aplikacionet.

Për pajisjen në fjalë, Partia Socialiste akuzoi në vitin 2013 ministrin Arben Imami, pas dyshimeve se Ministria e Mbrojtjes kishte përgjuar deputetët.

Në përfundim të mbledhjes Komisioni i Sigurisë miratoi buxhetin shtesë, 352 milionë lekë për Shërbimin Informativ Shtetëror.

Article Logic
Execution time: 0.0022530555725098