INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHISH: Xhamitë

SHISH: Xhamitë "terroriste"!

Publikuar më: 10:37 11-03-2016

Prej disa muajsh Prokuroria për Krime të Rënda në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Shtetërore, mban nën vëzhgim disa nga imamët më të njohur të vendit.  për terrorizëm myftiun e Durrësit dhe një nga imamët e xhamive më të rëndësishme në kryeqytet. Ku sipkat emri i një prej imamëve më të rëndësishme të xhamive në kryeqytet, Ahmet Kalaja. Nuk mbete prapa as myftiu i Durrësit, Redin Quku dhe një tjetër imam i qytetit bregdetar, Mustafa Terniqi.
Shkresa me emrat e plotë është siguruar nga ABC Neës. Mes tre imamëve janë listuar dhe edhe 20 shtetas të tjerë shqiptare dhe 5 shtetas të huaj. Njëri nga të huajt është një prej drejtuesve të talebanëve, Mohammed Omar që gjithësesi rezulton i vrarë sipas mediave ndërkombëtare në vitin 2013
Kjo shkresë në formë informacioni i është dërguar Prokurorisë për Krime të Rënda më 17 shkurt të 2015, ku kërkohet të merren në vëzhgim këto shtetas, me argumentin se shumë nga ta ushtrojnë veprimtari të dhënies së mësimeve fetare të pakontrolluar në Shqipëri dhe përbëjnë rrezik për terrorizëm.
Krahas emrave të tre imamëve, Komunitetit Mysliman i Shqipërisë ka renditur edhe emrat e 8 të pandehurve të dyshuar për rekrutimin dhe dërgimin e besimtarëve mysliman në Siri.
Komuniteti ka përfshirë në listë edhe emrat e 4 shtetasve të huaj, emrat e të cilëve ndodhen në listën e zezë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilësuar si terrorist.

Por ende nuk dihet rezultati i këtij hetimi të kryer nga prokuroria e krimeve të rënda dhe shërbimi informative shtetërore mbi aktivitetin e këtyre personave të dyshuar nga Komuniteti se përbëjnë rrezikshmëri në veprimtarin e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0034501552581787