Reshjet e dendura të borës që kanë rënë në Kukës, kanë sjellë jo pak probleme në disa zona. Shishtaveci është një nga Njësitë Administrative, e cila është izoluar, pasi bashkia e Kukësit nuk ka çuar atje asnjë mjet borëpastrues, për të larguar borën nga rruga nacionale Kukës-Shishtavec, konkretisht segmentin ura e Shtrezës-Shishtavec.
Shqetësimin banorët e kanë bërë të ditur prej ditësh, por vetëm këtë të shtunë është bërë e mundur ndërhyrja, pasi i deleguari politik i PS-së, Safet Gjici dhe Prefekti i Qarkut, kanë nisur drejt zonës mjetet e duhura.
Banorët e Shishtavecit kishin ngritur prej ditësh shqetësimin për izolimin e tyre, por asnjë borëpastruese nuk kishte shkuar për mirëmbajtjen dimërore të rrugës.