INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shisnin jashtë standarteve, sekuestrohen 45 kg mish dhe mbyllet subjekti në Përrenjas

Shisnin jashtë standarteve, sekuestrohen 45 kg mish dhe mbyllet subjekti në Përrenjas

Publikuar më: 08:23 05-08-2018

AKU ka sekuestruar 45 kg mish në një dyqan në Përrenjas pasi rezultoi tregëtimi jashtë standarteve ushqimore.
Subjekti u kap në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e therjes së kafshëve në një ambient të pa miratuar dhe në kundërshtim të plotë me kërkesat ligjore. ndërkohë krerët ishin të pa kontrolluara nga veterineri.
AKU është njoftuar nga një denoncim i një qytetari në email.
"Subjekti 'Bani Zhobro' është i regjistruar në QKB me aktivitet ‘Tregtim mishi” por në momentin e inspektimit subjekti ushtronte aktivitetin e therjes së kafshëve në ambientin ngjitur me atë të tregtimit të mishit ,në katin e parë të një pallati," raporton AKU.
Në ambientet e therjes janë gjetur 45 kg mish viçi si edhe një set me vegla pune (2 cengela,1 thikë,1 hanxhar).
Si masë për shkeljet e subjektit është ndaluar aktivitetin e tij për therjen e kafshëve, është konfiskuar mishi, mjetet e punës si dhe është vendosur masë administrative, gjobë në vlerën 250 000 lekë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, u bën thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883