INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shit-blerja e votave/Rama i tha se duhej të ishte në ferr, Kryemadhi: ‘’Nuk i dorëzohem djallit’’

Shit-blerja e votave/Rama i tha se duhej të ishte në ferr, Kryemadhi: ‘’Nuk i dorëzohem djallit’’

Publikuar më: 20:04 22-02-2019

Një ditë më parë në konferencën e parë për mediat pasi opozita la mandatet, kryeministri Edi Rama pranoi se në Shqipëri kishte pasur raste të shit-blerjes së votës, por më shumë se këdo në këtë drejtim ai etiketoi kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila tha se me ato që ka bërë duhet të ishte tani në ferr.

Sot, nga mbledhja e Komitetit Drejtues, kryetarja e LSI-së nuk nguroi t’ja kthejë me të njëjtën monedhë dhe e quajti kryeministrin djall.

“Ne nuk do ta lëmë kurrë LSI dhe Shqipërinë te një njeri që merr peng të ardhmen e shqiptarëve dhe integritetin e tyre. Jo dorëzim pa kushte tek i keqi, tek djalli. Mbledhja e sotme është vetëm fillimi i aksionit opozitar, për riorganizimin e punës, jemi në kushte të reja funksionimi dhe angazhimi politik”,- tha ajo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719