INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shit-blerja e votës, detyron Ministrin Demiraj të mbledhë drejtorët e policisë

Shit-blerja e votës, detyron Ministrin Demiraj të mbledhë drejtorët e policisë

Publikuar më: 15:05 16-06-2017

Shit-blerja e votës apo dhe presionin ndaj zgjedhësve, kanë qënë çështjet që janë diskutuar mes Ministrit teknik të Brendshëm, Dritan Demiraj me drejtuesit vendorë të 12 qarqeve dhe drejtuesin kryesorë të Policisë Haki Çakos. Mes të tjerash u fol dhe për marrjen e masave konkrete në parandalimin dhe evidentimin e personave dhe grupeve kriminale.
Po ashtu rëndësi iu dha planit të masave për të papriturat para, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve.
Ministri Demiraj kërkoi nga Policia e Shtetit përmbushjen e të gjitha përgjegjësive ligjore që i jep ligji.
“Nuk është e  nuk do të jetë e toleruar mbështetja e subjekteve politike nga efektivë me uniformë. Çdo tolerim ndaj këtij fenomeni do të penalizohet rreptësisht. I gjithë zinxhiri drejtues i policisë së shtetit do të mbajë përgjegjësi sipas përcaktimeve të ligjit”, tha Demiraj.

 

Article Logic
Execution time: 0.00364089012146