Qeveria Kineze ka hedhur poshtë një deklaratë sipas të cilës Kina ka paketuar konserva me mish njeriu dhe i ka eksportuar në dyqanet afrikane. Pas disa akuzave të bëra në një postim në Facebook nga Barbara Akosua Aboagye, postim i cili është shpërndarë 26 168 herë, qevereria është detyruar të përgjigjet.
Website-t Afrikano-Jugore, si Msanzi Live dhe Daily Post, kanë shkuar më tej duke spekuluar se aryesja që ndodh ky eksportim i mishit është për shkak të mbipopullimit të Kinës, duke thënë se vendi nuk është në gjendje të gjejë hapësirë për të varrosur të vdekurit.
Ndërkohë ambasadori kinez në Zambia, Yang Youming, lëshoi një deklaratë në mediat kineze duke thënë : “ Sot një gazetë lokale, po përhap thashetheme, duke spekuluar se kinezët e përdorin mishin e njerëzve për të bërë mish të kripur dhe për ta shitur atë në Afrikë”. “Kjo është totalisht një shpifje me qëllim të keq, shpifje e cila është absolutisht e papranueshme për ne”. “Nëpërmjet kësaj ne shprehim zemërimin tonë dhe e dënojmë këtë akt të tillë”.
Kina ka bërë shumë investime në Zambia, dhe zyrtarët janë të shqetësuar se spekulime të tilla si eksporti i mishit të njeriut, do të ndikojnë në marrëdheniet midis vendasve dhe bizneseve kineze.
Megjithatë, zëvendësministri i mbrojtjes së Zambias, Christopher Mulenga, ka premtuar se qeveria do të nisë një hetim në lidhje me këto raporte të dëmshme.