Me siguri e mbani mend Lamborghinin e bardhë i cili iu dhurua Atit të Shenjtë, Papa Franceskut.
Por siç pritej kreu i Kishës Katolike një dhuratë të tillë do të përdorte për çështje bamirësie.
Dhe pikërisht makina u shit në ankand për plot 715 milionë euro.
Paratë e fituara nga shitja do të përdoren për ‘Planin Marshall’ i cili synon që të rikthejë kristianët në Irak të cilët janë dëbuar nga i ashtuquajturi shteti Islamik ISIS.
Mbi makinë mund të shihet edhe autografi i Papa Françesk.
‘Lamborghini Huracan RWD”, i dhuruar për Papën, është realizuar nga departamenti i personalizimit të shtëpisë automobilistike dhe është prezantuar në Vatikan me ngjyrën e bardhë dhe me disa vija të verdha, pasi këto dy ngjyra janë dhe flamur i qytetit të Vatikanit.