INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shitet me një çmim marramendës vepra e piktorit serb për shqiptarët

Shitet me një çmim marramendës vepra e piktorit serb për shqiptarët

Publikuar më: 15:58 29-04-2018

Piktura me titullin “Dy roje para portës” e realizur në vitin 1880 paraqitën dy burra shqiptarë me veshje kombëtare shqiptare, është shitur me një çmim rekord në ankandin “Sotheby’s” të Londrës. Vepra e realizuar nga piktori serb Paje Jovanoviç është shitur 500.000 mijë euro në ankandin e shtëpisë së njohur londineze. Lajmi i shitjes së veprës me motive shqiptare është bërë i ditur në faqen zyrtare të ëeb nga vet shtëpia e ankandit. Vepra e Jovanoviçit, është shitur për 465 mijë paund (530 mijë euro).

rojet_shq.jpg

Çmimi fillestar për “Dy rojet para portës” e realizuar midis viteve 1887 e 1888, e formatit jo të madh (43 me 50 centimetra), e realizuar me teknikën vaj në dru ishte midis 113 mijë deri në 170 mijë eurove. Piktori serb Paja Jovanoviç i cili lindi në vitin 1859 dhe u largua nga jeta në 1957 ka realizuar tetë piktura me temë shqiptare, ndër të cilat veprat “Lufta e gjelave”, “Zbukurimi i nuses” apo “Shqiptari me duhan”. Edhe në “Dy shqiptarët para portës” dallohen lehtë kostumet shqiptare

Article Logic
Execution time: 0.0038020610809326