INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shiti dy herë të njëjtin apartament, arrestohet biznesmeni i ndërtimit

Shiti dy herë të njëjtin apartament, arrestohet biznesmeni i ndërtimit

Publikuar më: 15:04 09-06-2018

Policia e Tiranës arreston biznesmenin në fushën e ndërtimit Besnik Allmuça 57 vjeç me akuzën e mashtrimit. Ndalimi i tij u bë gjatë finalizimit të operacionit policor të koduar “Banesa 2”. Ai akuzohet se u ka shitur të njëjtin apartament dy personave. Allmuça dhe dy persona të tjerë janë proceduar pas ankesave të bëra për mashtrimin mijëra eurosh. Ndërkohë në gjendje të lirë po procedohen edhe administratorja dhe ekonomistja e firmës së ndërtimit.
Njoftim i Policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Banesa 2”.
Iu shet të njëjtin apartament dy personave të ndryshëm.
Ndalohet ndërtuesi për mashtrim si dhe procedohen në gjëndje të lirë Administratoria dhe Ekonomistia e firmës së ndërtimit.
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë më datë 08.06.2018, në kuadër të operacionit policor të koduar “Banesa 2”, ndaluan shtetasin :
– B.A. 57 vjeç, banues në Tiranë ( me profesion ndërtues dhe aktivitet privat në fushën e ndërtimit )
Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi shtetasi G. Sh., ka kallëzuar se është mashtruar nga shtetasi B.A. për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 65 m2, me leje zhvillimore Nr.224, datë 16.06.2010, në vlerën 30 000 Euro, apartament të cilin ndërtuesi B.A. më datë 17.03.2018 ia ka rishitur shtetasit B. I., duke përfituar një shumë 35 milionë lekë.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetaset :
– A. A., 57 vjeçe, banuese në Tiranë ( me detyrë Administratore e firmës së Ndërtimit )
– G. Ç., 35 vjeçe, banuese në Tiranë ( me detyrë Ekonomiste e Firmës së Ndërtimit )
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “ Mashtrim në shuma të mëdha”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose Formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”, parashikuar nga nenet 143/2, 189 dhe 190 të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0053708553314209