Reshjet e shiut dhe breshëri ka përfshirë ditën e sotme Tiranën duke shkaktuar rëndim të trafikut, dhe përmbytje të disa zonave.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme niveli i ujit është rritur duke sjellë vështirësi për drejtuesit e automjeteve dhe kalimtarët.
Metoalb:
"Mini-stuhi tropikale në Tiranë: 60 minuta kanë mjaftuar për të regjistruar 62.6 mm shi, sasi e cila është sa norma e reshjeve mujore për qytetin e Tiranës (norma mujore 63 mm). Intensiteti maksimal i reshjeve është vrojtuar në intervalin 14:30 – 14:50, kohë gjatë së cilës është vrojtuar maksimumi i aktivitetit dinamik të atmosferës duke diktuar lëvizje të fuqishme vertikale të ajrit dhe për pasojë stuhi breshëri me diametër nga 1.5 në 3 cm. Po ashtu, ka patur një thyerje të thellë prej 10.2°C, të fushës termike ku në vetëm 1h, temperaturat janë ulur nga 28.9°C në 18.7°C"
WhatsApp Video 2018-06-22 at 15.31.09 from Intv.al on Vimeo.