Në Tiranë dhe në pjesën më të madhe të Shqipërisë, koha sot ka qenë plot vranësira dhe me reshje shiu.
Një mot i papritur ky në vigjilje të Pashkëve, por duket se jugu i Shqipërisë ka shpëtuar nga ky “mallkim” i motit.
Këtë na e ka treguar më së miri edhe moderatorja Arbana Osmani, e cila ka vendosur së bashku me familjen të shkojë buzë detit.
Ndonëse destinacioni që ka zgjedhur Arbana për të pushuar këto ditë, nuk bëhet me dije, fotot që mami i Jonit ka postuar në “Instastory” janë mjaftueshëm për të kuptuar se ata po e kalojnë për mrekulli fundjavën.
Moderatorja ka shpërndarë foto duke lozur, me fëmijët dhe duke treguar më tej se nuk është vetëm me të birin, por e shoqëruar edhe nga familjarë.