INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkaktuan trazira në Palermo, ‘Illyrian Elite’ kërcënon Dukën: Do përballesh me pasojat…[FOTO]

Shkaktuan trazira në Palermo, ‘Illyrian Elite’ kërcënon Dukën: Do përballesh me pasojat…[FOTO]

Publikuar më: 09:07 27-03-2017

Tifo-grupi “Illyrian Elite” është akuzuar në mënyrë direkte nga Federata Shqiptare e Futbollit për problemet e ndeshjes Itali-Shqipëri. Për pasojë, federata ka vendosur të marrë masa, duke mos i dhënë më bileta për ndeshjet e kombëtares.

Tani ka ardhur reagimi i grupimit të tifozëve në fjalë. Nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook, “Illyrian Elite” shkruajnë:

KOMUNIKATË:

Duke marrë shkak nga akuzat e ardhura drejt nesh dhe duke dashur të sqarojmë situatën e cila është krijuar në Palermo, dhe është fryre shumë mediatikisht, ne donim t’ju thonim që qëllimi i gjithë asaj nuk ishte të dënojmë Kombëtaren natyrisht, sepse nga sektori jonë nuk është hedhur asgjë në fushë dhe ndaj tifozerisë së thjeshtë italiane.

Ne, me pyroshow tonë i cili arriti të pezullonte për disa minuta ndeshjen, donim vetëm e vetëm t’i jepnim një mesazh të qartë F$HF-së dhe Policisë së Shtetit në notë proteste, duke i akuzuar drejtpërdrejt ata si të vetmit përgjegjës për degradimin e situatës me të gjitha sjelljet e tyre të njëpasnjëshme, harbute dhe aspak profesionale ndaj nesh dhe tifogrupeve Shqiptare të tjera, sjellje të cilat e kaluan cakun e tyre në ndeshjen e fundit nË shtëpi me Izraelin.

Ne si tifogrup nuk do zmbrapsemi nga ngjarja në Palermo , jeni ju ata të cilet na keni trajtuar në mënyrën më të keqe tË mundshme në ndeshjen e fundit në shtëpi dhe jo vetëm, ku e mbushët të gjithë tribunën me policë, bile më e keqja ishin edhe të armatosur brenda në tribunë. Duam që t’ju a bëjmë me dije që ne nuk I biem pishman për asnjë veprim tonin për të cilin kemi të drejtë dhe do vazhdojmë ta kundërshtojmë këtë terror tuajin në bashkëpunim me policinë e shtetit.

Ne, pohojmë me zë të lartë që vendimi i pezullimit tonë për të mos marrë bileta më për të mbështetur Kombëtaren dhe ngjyrat kuqezi është një vendim aspak profesional dhe me shumë tendencë, duke e ditur që nga vjen ky vendim, nga njerëz që po vendosin diktat në drejtimin e një institucioni tashmë të privatizuar nga ana tyre prej vitesh. Ju duhet të ndërroni qasje ose do të përballeni me pasojat e mëtejshme.

Është mjaftueshëm e evitueshme që qëllimi jonë dhe sakrificat tona, mundi, koha e harxhuar, kilometrat e bëra, janë një sinjal i qartë i dashurisë sonë të pakushtëzueshme ndaj Kombëtares.

Askush, nuk ka të drejtë të na heqë mundësinë e të mbështeturit të Kombëtares, aq me pak ju kollaret e zhytura në korrupsion dhe që kurrë s’keni ditur të jeni një institucion profesional dhe serioz. Ne, si tifogrup do të vazhdojmë misionin tonë me çdo “armë” ndaj padrejtësive që po na bëhen neve si grupim, por jo vetëm…

asfasd.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0037558078765869