Javën e kaluar, në rrjete sociale ka qarkulluar një foto e Mc Kreshës me një hoxhë e cila u bë shkas i thashethemeve për të.
Utha se ai po lë muzikën për fenë.
Por ky lajm nuk është i vërtetë, pasi sipas Prive, Kresha po vazhdon të punojë në projekte të reja muzikore dhe falja e xhumasë nuk është diçka e re pasi artisti prej kohësh është predikues i devotshëm i fesë islame.
Ka qenë vetë artisti që kohë më parë ka thënë se ai do të largohet nga muzika për t’i lënë radhë artistëve të rinj, por kjo do të ndodh gradualisht dhe nuk do të lidhet me asnjë faktor tjetër përveç kohës.
Sipas Kreshës edhe muzika si çdo gjë tjetër ka një datë të skadencës por deri atëherë ne do të dëgjojmë edhe shumë hite nga reperi mitrovicas.