INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkaku pse femrat bien në dashuri me mashkullin e gabuar

Shkaku pse femrat bien në dashuri me mashkullin e gabuar

Publikuar më: 16:36 21-02-2017

E keni pyetur ndonjëherë veten se pse dashuroni djemtë e gabuar? Ndoshta ju keni qenë non stop në kërkim të princit tuaj por vazhdoni të tërhiqni vetëm meshkujt e gabuar.

I dini arsyet kryesore pse vazhdoni të zgjidhni Mr. Wrong në vend të Mr. Right?

Ju mendoni se e njihni personin që keni në krah. E dini si ai vepron kur është i lumtur, kur është i zemëruar, kur është i lodhur, i mërzitur e madje edhe kur është i uritur.

Megjithatë një nga karakteristikat përcaktuese të një mashkulli që tradhëton janë edhe ndryshimet në sjelljen e tij.

1.Ndryshon sjelljen e tij

Për shembull, më pare  ai gjithmonë  qëndronte i ngjitur pranë televizorit për të mos humbur lojën e futbollit ndërsa tani ndodhet në dhomën tjetër me dyer të mbyllura.

2.Tregon më tepër kujdes për pamjen

Një tregues tjetër është kur ai papritur nis të tregojë kujdes për pamjen e tij ndërkohë që më parë nuk kujdesej dhe aq.

3.Ju komplimenton më shumë se herët e tjera

Shenja e radhës është kur ai nis ju komplimenton më shumë ndërkohë që pas kësaj shtese doze komplimentesh mund të fshihet një tradhëti të tij. Duke treguar më shumë vëmëndje ndaj jush dhe duke ju komplimentuar ai në këtë mënyrë po përpiqet të ndihet më pak fajtor.

4.Distancohet ndaj jush

Një tregues tjetër i fuqishëm se  dikush po ju tradhëton është se ai e distancon veten nga ju dhe nga jeta juaj e përbashkët. Kështu,  është i hutuar dhe pa interes për njerëzit, aktivitetet dhe gjërat e tjera që e rrethojnë. Nuk është e vështirë për tu kuptuar se kur njerëzit tradhëtojnë janë të përqëndruar në energjinë e tyre.

5. Preferon të ketë më pak marrëdhënie intime me ju

Kjo lloj distance nuk është vetëm emocionale por edhe fizike. Nëse vini re që marrëdhënia juaj dikur ishte shume energjike dhe më me ngjyra në marrëdhëniet intime dhe papritur zbehet, kjo sjellje është tregues se ai po ju tradhëton.

6.Ju fajësojnë ju për tradhëti

Edhe pse kjo mund t’iu duket e çuditshme, një karakteristikë e përbashkët e atyre që tradhëtojnë është se ju fajësojnë ju për mashtrimin e tyre. Në fakt ata po e bëjnë këtë që të shmangin fajin e tyre.

7.Ju gënjen

Njëra nga shenjat e tjera të dikujt që tardhëton është se ai e gënjen partneren e tij vazhdimisht. Duhet të keni parasysh se kur njerëzit gënjejnë, kanë tendencë të prekin apo mbulojnë gojën kur flasin dhe ndihen nervozë gjatë gjithë kohës.

8.Hap gjithnjë debat

Shpeshherë kur dikush tradhëton, ka tendencë për ta ndezur debatin në çift  duke i bërë të shpeshta grindjet dhe mosmarrëveshjet me partnerin. Madje të tillë persona janë në gjëndje ta devijojnë vëmëndjen  e partnerit të tyre  nga tema e diskutimit.

9.Ju thërret në emër të gabuar

Ky është një tregues tjetër tradhëtie. Nëse ai ju thërret në emër tjetër, nuk është më i përqëndruar tek ju dhe tek dashuria juaj.

10.Kërkon privatësinë e tij

Nëse ai nis papritur të kërkojë më shumë hapësirë private për veten, po fsheh diçka.

11.Ai e kalon kohën me miq që tradhëtojnë

Miqtë me të cilët ai shoqërohet mund të tregojnë shumë rreth tij ndaj jini të vëmëndshme.

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111