INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkalla e varfërisë 35.2%, paradoksale që me ndihmë ekonomike trajtohen 2.7% e të papunëve

Shkalla e varfërisë 35.2%, paradoksale që me ndihmë ekonomike trajtohen 2.7% e të papunëve

Publikuar më: 09:21 17-07-2019

Komisioni Europian lëshon kritika kundrejt mënyrës se si trajtohen të varfërit në Shqipëri. Duke ju referuar Bankës Botërore, KE raporton se shkalla e varfërisë arriti në 35.2%, në vitin 2018. Po në një vend si i yni me një nivel kaq të lartë varfërie është paradoksale që shtresat në nevojë nuk mbështetn me politika sociale. Mjaftojmë të kujtojmë këtu se nga të regjistruarit si të papunë, vetëm 2.7% e tyre trajtohen me ndihmë ekonomike. Po të shtojmë dhe mijëra të tjerë që nuk regjistrohen fare, problematika thellohet.

Grupet e raportuara në rrezik më të lartë të varfërisë janë të papunët, njerëzit në zonat rurale, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, romët dhe egjiptianët.
Zona verilindore e vendit është më e prekur nga varfëria. Sipas KE edhe efektiviteti i skemës së re të ndihmës ekonomike që nisi të aplikohet dy vitet e fundit është i dyshimtë, për shkak se shumë familje u përjashtuan nga listat dhe kjo nuk u reflektua fare në paratë që shpërndahen për ta. Kompensimi citohet në raport mbetet nën kufirin e varfërisë së skajshme.

Article Logic
Execution time: 0.0038430690765381