Është lajmëruar për një sërë ndryshimesh, që kanë ndodhur në drejtoritë e doganave, duke filluar nga Durrësi e deri në Kapshticë.
Sipas, "Faxweb.al", është shkarkuar drejtori i doganës së degës Durrës, Denis Shabani, ndërsa në vend të tij është emëruar Rubin Shehu.
Po ashtu është shkarkuar dhe drejtori i doganës së degës së Tiranës, Arben Krasniqi, ndërsa në vend të tij është emëruar Skerdi Rama.
Po ashtu është shkarkuar drejtori i degës së doganës së Kapshticës, Olsi Konomi, ndërsa në vend të tij është emëruar Julian Çollaku.
Kujtojmë që këto ndryshime, vijnë pas ndryshimit të drejtorit të Përgjithshëm. Që prej 27 Marsit ku në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave është vendosur Arlind Gjokutaj.