INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkarkime masive në burgun e Shënkollit

Shkarkime masive në burgun e Shënkollit

Publikuar më: 13:20 01-08-2016

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka marrë këtë mesditë vendimin e largimit nga puna të rreth 10 punonjësve të policisë të burgut të Shënkollit në Lezhë mes tyre dhe një punonjës nga stafi civil i burgut. Ai mbante detyrën e përgjegjësit të sektorit për çështjet shoqërore të burgut. Ky vendim u morr dy ditë pas ngjarjes tragjik ku një i burgosur humbi jetën për shkak të një zjarri që shpërtheu në burg. Ndërkohë, vërejtje me shkrim është dhënë ndaj drejtorit të burgut Gjergj Prendi dhe transferim për shefin e policisë së burgut, Ferdinand Preçi.
Vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra është dhënë dhe për 19 punonjës të tjerë. Këto masa u lajmëruan paraprakisht edhe nga Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Article Logic
Execution time: 0.0029840469360352