INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkarkimi, Ditmir Bushati: E drejtë e Ramës të ndryshojë drejtimin politik të ministrisë

Shkarkimi, Ditmir Bushati: E drejtë e Ramës të ndryshojë drejtimin politik të ministrisë

Publikuar më: 15:31 15-01-2019

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka komentuar shkarkimin e tij nga detyra. Bushati është shprehur se është një e drejtë e kryeministrit të ndryshojë drejtimin politik të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. 

“Pozicioni i ministrit ka dimensionin kushtetues dhe politik. Rama e ka marrë vendimin për të ndryshuar drejtimin politik të MEPJ dhe kjo është e drejtë e tij për të përzgjedhur ekipin e tij që ai do të përmbushë objektivat e programit në këtë fushë”, ka thënë Bushati gjatë një konferencë të përbashkët për mediat me homologun Italian. Ai ka shtuar se, vendi aktualisht ndodhet përball sfidave të panjohura më parë e për këtë bëri një thirrje. “Apeli im është i thjeshtë, për të ezauruar një orë e më parë procedurën kushtetuese që jetëson jo vetëm ndryshimin e lidershpit politik në Ministrinë e Jashtme, por do t’i krijonte mundësi vendit për t’u përfaqësuar në mënyrë të denjë në arenën ndërkombëtare, pasi vendi është përballë sfidave që nuk i ka njohur më parë”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034909248352051