INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkarkimi i kryebashkiakut të Vaut të Dejës, reagon Basha: Djegia e KZAZ skenar i Edi Ramës e Tom Doshit

Shkarkimi i kryebashkiakut të Vaut të Dejës, reagon Basha: Djegia e KZAZ skenar i Edi Ramës e Tom Doshit

Publikuar më: 14:10 28-06-2019

Kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka quajtur 'hakmarrje personale politike" shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hilës.

"Nuk ka asnjë motiv dhe nuk ka asnjë arsye për shkakrimin e tij. Zef Hila nuk ka qenë as fizikisht dhe në asnjë mënyrë tjetër i përfshirë në incidentin e djeshëm në Vaun e Dejës. Shkarkimi është një akti kriminal i një autokrati të kriminalizuar që tani po përdor forcën e pushtetit vetëm për të mbrojtur bashkësundimin e tij me krimin."

Basha tha më tej se djegia e materialeve zgjedhore në KZAZ nr 6 në Vau Dejës është  skenar i Edi Ramës dhe Tom Doshit.

"Zef Hila është një burrë i matur, kurajoz dhe me dinjitet. Ai nuk përzihet në planet tinzare dhe burracake të Edi Ramës kundër njerëzve të pafajshëm. Sepse ajo që ndodhi në Vaun e Dejës ishte një skenar i organizuar nga Edi Rama me Tom Doshin për të krijuar konflikte. Edi Rama është duke kërkuar viktima për të mbajtur pushtetin. Edi Rama po kërkon të flijojë njerëz të pafajshëm për të mbajtur pushtetin" tha Basha duke nënvizuar se opozita nuk do të lejojë këtë "plan antishqiptar, që mund të ndezë përplasje të madhe kudo.  

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627