INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkarkimi i parë në Milan

Shkarkimi i parë në Milan

Publikuar më: 08:23 27-09-2017

Tranjeri i Milanit Vincenzo Montella ka njoftuar se Milani ka ndaluar bashkëpunimin me trajnerin e përgatitjes fizike, i cili nuk u pajtua me format e reja të përgatitjes fizike të lojtarëve.

Kuqezinjtë italianë janë në presion pas shpenzimit të 200 milionë eurove gjatë verës, derisa dy ndeshjet e fundit janë mposhtur nga Lazio e Sampdoria.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, mora vendim dhe konsideroj se përgatitja fizike është pjesa në të cilën duhet bërë përmirësime”, ka shkruar Montella në një postim në Twitter.

“Kam filluar planin e ri të përgatitjeve, për të cilat nuk kam gjetur marrëveshje të plotë me asistentin tim, trajnerin Emanuele Marra. Së bashku morëm vendim që të ndajmë rrugët. E falënderoj për punën që ka bërë gjatë këtyre viteve”.

Article Logic
Execution time: 0.0017449855804443